• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dinamo, Mehmeti: Barazimi ishte rezultat i drejtë, duhet të bëjmë merkato

27/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, analizoi barazimin pa gola që skuadra e tij arriti në derbin ndaj kampionëve të Partizanit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, Mehmeti u shpreh:

“Kur nuk pëson gol nga një skuadër me sulm të rrezikshëm, jam i kënaqur. Ata kishin goxha momente që mund të na ndëshkonin. Derbi është i paparashikueshëm. Barazimi ishte i drejtë, ashtu siç e interpretuan të dy skuadrat ndeshje. Ndoshta meritonim diçka më tepër pjesën e dytë, kishim raste më të pastra, por edhe Partizani kishte raste, ndaj them që edhe barazimi ishte rezultat i drejtë.

Ne do të futemi në merkato, një skuadër që ka pretendime, duhet të analizojë të dyja fazat, duhet të rrisim konkurrencën në skuadër, konkurrenca rrit edhe cilësinë. Jemi duke bërë maksimumin për të qenë racional dhe në ekuilibër. Në fund të dhjetorit do të bëjmë analizë dhe do të nxjerrim pikat mbi I ku do të ndërhyjmë. Do të futemi në merkato për gjithçka do na nevojitet.

Për sa i përket entuziazmit, na ka ndihmuar në aspektin psikologjik, për të rritur besimin. Skuadra ka vlera. Jemi përmirësuar edhe në aspektin taktik. Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë, ky faktor të mban në ekuilibër, do të kemi edhe kohën e duhur, për të studiuar më tepër zonën e kundërshtarëve, siç e mbushëm edhe sot me forca të shumta.
Sot jam i kënaqur me mënyrën si skuadra e interpretoi lojën, përballë një skuadre kampione dhe me shumë eksperiencë si Partizani.

E mendova të isha në ekuilibër në 30 minutat e para dhe ta tërhiqja Partizanin për ta kundërsulmuar, pastaj ndryshuam strategji në pjesën e dytë dhe aplikuam këtë”, deklaroi Mehmeti./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Fulham në kërkim të një sulmuesi, Armando Broja i preferuari i klubit anglez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.