• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dinamo nënshkruan me përforcimin e radhës, Lorenc Vila kalon te “blutë” e kryeqytetit

16/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është padyshim njëri nga përforcimet më të rëndësishme të verës.

Dinamo mori një nga lojtarët më premtues të kampionatit shqiptar dhe pikërisht Lorenco Vilën.

Sulmuesi 24-vjeçar u largua nga Teuta vetëm dy ditë më parë, dhe ka firmosur kontratë 3-vjeçare me blutë që janë ende skuadër e kryeqytetit.

Gjithsesi, burime pranë klubeve theksojnë se klubi durrsak ka mbajtur 25 për qind të kartonit të lojtarit, me synim që të përfitojë financiarisht kur Dinamo të mund të realizojë një transferim për të.

Sezonin e kaluar, Vila luajti plot 35 ndeshje për Teutën, duke realizuar 9 gola e duke shërbyer 2 asistë, pra duke qenë një nga më të mirët.

Flitet për një futbollist ende mjaft të ri në moshë, i cili ka luajtur edhe për kombëtaren dhe premton të rritet në të ardhmen.

Në total, 24-vjeçari ka 31 gola në Abisnet Superligë, ku ka nisur të aktivizohet që nga viti 2016, pra kur ishte ende tepër i ri.

Me ndihmën edhe të Vilës, Dinamo shpreson të paraqitet sa më mirë këtë sezon pas kthimit në Superligë, ndërsa klubi synon të arrijë kualifikimin për në kupat e Europës./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Buruk e donte me ngulm Milot Rashicën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.