• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dinamo nuk gjen qetësi

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dinamo do të presë Laçin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 33-të të Superiores. Duel mjaft i rëndësishëm për “Blutë” që do të kërkojnë fitoren për “Final – Four”.

Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 18:00, por stadiumi ku do të zhvillohet kjo ndeshje ende nuk është vendosur.

Siç dihet në dy javët e fundit që dinamovitët kanë qenë pritës kanë luajtur në “Air Albania”, por ndaj kurbinasve pritet të “shtegojnë” sërish jashtë kryeqytetit.

Shkak bëhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00. Kjo pasi policia si pjesë të masave për derbin i duhet të kontrollojë “Air Albanian” dhe në këtë mënyrë behet pengesë që Dinamo të luajë në arenën kombëtare.

Me shumë gjasa Dinamo – Laçi do të zhvendoset në “Elbasan Arena”, teksa ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Kujtojmë se në Elbasan skuadra e Dritan Mehmetit ka luajtur disa ndeshje të fazës së parë.

Next Post

Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohet Arsenali dhe Çelsi në derbin e Londrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.