Wednesday, 19. August 2026
Sport

Dinamo-Pafos, Daja: Na pret një ndeshje e vështirë, të marrim maksimumin në shtëpi

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Pafos, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Conference League. Tekniku i bluve vlerëson kundërshtarin, por thekson se Dinamo ka mbërritur me meritë deri këtu dhe se do të synojë maksimumin edhe përballë qipriotëve. Daja kërkon fitoren në sfidën e parë në Elbasan.

“Dinamo shkon në Play Off-in e Conference League. Sigurisht që derisa kemi arritur në këtë nivel e kemi merituar, sepse kemi pasur ndeshje të forta si me Astanën, Aliminij apo Audën.

Natyrshëm që na pret një ndeshje më e vështirë me Pafos, sepse mjafton të kujtojmë që vetëm sezonin e kaluar kjo skuadër ishte në fazën e grupeve të Champions League.

E dimë që koeficienti i ndeshjes është i një niveli shumë të vështirë, por në fund fare do të bëjmë gjithçka për gjithçka, për të tentuar për të marrë maksimumin në ndeshjen e parë dhe më pas ti marrim ndeshjet një e nga një”, ka thënë mes të tjerash Daja.

Teilen: