Thursday, 26. March 2026
Sport

Dinamo paralajmëron padi në CAS të UEFA-s ndaj FFK-së: “Nuk do tërhiqemi nga gara, ne do të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat ligjor derisa e drejta të fitoj”

GS 19/08/2023 2 Min. Lesezeit

Fillimi i Ligës së Parë të Kosovës ka nisur me një problem në ndarjen e klubeve në grupe.

Federata e Futbollit të Kosovës para pak javësh ka vendosur që Dinamo të luajë në grupin A, pavarësisht se nuk i përket atij regjionit, shkruan GazetaBlic Sport.

Komisioni i Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë ankesave të Dinamos në lidhje me çështjen duke thënë se FFK duhet ta ndryshoj vendimin e marrë më herët.

Në lidhje me këtë çështje “GazetaBlic Sport” ka kontaktuar zyrtarin e klubit të Dinamos, Fatos Ademi i cili tha se klubi nuk do të largohet nga gara, por do të ndjek të gjitha rrugët ligjore duke thënë se do ta padisin FFK-në për këtë rast.

Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat ligjor. Ne normal që nuk do të tërhiqemi nga gara, kjo padrejtësi që është bërë ndaj klubit të Dinamos është parë nga të gjithë. Fakti që kemi fituar rastin në CAS lë për të kuptuar që kërkesat e tona ishin të drejta. Jemi duke u konsultuar me disa avokatë që të ngrisim padi ndaj FFK dhe Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë marrë masa në këtë drejtim. Do ta padisim FFK-në edhe në CAS të UEFA-s“, tha fillimisht Ademi.

Ademi tha se edhe nëse FFK vazhdon padrejtësinë e saj dhe vendos që Dinamo të luajë në grupin A, klubi nga Ferizaji nuk do të largohet nga gara dhe do të marrin pjesë në të, por do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat ligjor për të fituar e drejta.

Do të marrim pjesë edhe në grupin A, por normal që do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat ligjor në këtë drejtim, pavarësisht se ne do të marrim pjesë edhe në grupin A, jo me dëshirën tonë, por me imponimin e Federatës së Futbollit, megjithatë ne nuk do të dorëzohemi derisa të fitojë e drejta“, shtoi Ademi.

Ademi gjatë intervistës poashtu potencoi se klubi i Dinamos ka bërë kërkesë drejt FFK-së për shtyerjen e ndeshjes së nesërme ndaj Vëllaznimit, por Federata e Futbollit të Kosovës në një letër zyrtare sipas tyre nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

/GazetaBlic Sport/


Teilen: