Wednesday, 13. May 2026
Sport

Dinamo përforcon mbrojtjen

GS 21/09/2023 1 Min. Lesezeit

Dinamo plotëson organikën me një mbrojtës.

Fjala është për Juan Camillo Mesa i cili i bashkohet Bluve pas një eksperience në Bosnje te skuadra e Tuzlës. 25-vjeçari nga Kolumbia në të kaluarën është aktivizuar edhe në radhët e kroatëve të Sibeniku.

Lajmi për nënshkrimin me mbrojtësin e njoftoi vetë klubi i Dinamos nëpërmjet rrjeteve sociale teksa tashmë tekniku Luigi Di Biagio do të ketë një alternativë më shumë për repartin difensiv që në këto javë të para ka shfaqur probleme.

Ndeshja e radhës për Dinamon është ajo e datës 22 shtator ndaj Partizanit në Elbasan Arena.

Teilen: