Dinamo ka arritur një fitore 3-1 përballë Partizanit në ndeshjen e javës së 18-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në derbin e luajtur në “Arena e Demave”, të kuqtë u treguan më rezultativë në lojën e tyre gjatë pjesës së parë. Kontreras humbi një mundësi të pastër shënimi përpara se Toma të zhbllokonte sfidën në fundin e pjesës së parë.
Dinamo reagoi menjëherë në pjesën e dytë dhe arriti të vendosë barazpeshën me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Bregu me një goditje dënimi. Guindo firmosi përmbysjen e rezultatit me një pasim të dhënë nga Berisha, ndërsa autogoli i Bytyçit vulosi fitoren 3-1 të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.
Një fitore mjaft e rëndësishme për Dinamon, që ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vend të tretë, aq sa Elbasani i vendit të dytë. Partizani mbetet në kuotën e 23 pikëve në vend të 6-të.


