• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, January 13, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dinamo refuzon ofertën e Galatasarayt për Hoxhën

13/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Galatasaray ka dërguar një ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën, por Dinamo Zagrebi nuk është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e sulmuesit shqiptar në këtë fazë të sezonit.

Sipas raportimeve te mediave turke dhe kroate, gjiganti kroat e konsideron Hoxhën një pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës dhe planifikon ta mbajë atë edhe për pjesën pranverore të kampionatit.

Brenda klubit vlerësohet kontributi i tij në fazën vjeshtore dhe pritshmëritë janë që ai të vazhdojë të ketë rol kyç edhe në muajt në vijim.

Edhe pse Galatasaray ka shfaqur interes konkret, një transferim aktualisht nuk është në tryezë.

Raportohet se një ofertë më bindëse nga Fenerbahçe – në një marrëveshje të mundshme që lidhet edhe me portierin Dominik Livakoviq (Fenerbahce) – do të ishte më e pranueshme për Dinamon, por situata mund të ndryshojë vetëm nëse paraqitet një propozim financiar i konsiderueshëm para mbylljes së afatit kalimtar.

Arbër Hoxha po kalon një sezon pozitiv me Dinamon, ku në 17 paraqitje në ligën vendase ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime.

Me Kombëtaren e Shqipërisë, Hoxha numëron 21 paraqitje dhe 1 gol.

Next Post

Dinamo Zagreb refuzon ofertën e Galatasaray-it për Arbër Hoxhën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.