• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dinamo, trajneri Daja: Elbasani vjen pas dy fitoreve, do jetë e vështirë

18/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur në një konferencë për shtyp për sfidën e javës së 21-të të “Abissnet Superiore”, atë me Elbasanin, që do të luhet të dielën në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 19:30.

“Nuk do të thotë asgjë që e kemi mundur Elbasanin në dy ndeshjet e para. Statistikat janë bërë për t’u interpretuar, jo për të ‘fjetur mbi dafina’. Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi ata vijnë pas dy fitoreve, në kampionat dhe në Kupë”.

“Luajmë në Elbasan, ku Dinamo zhvillon ndeshjet si pritëse, por është edhe shtëpia e kundërshtarit dhe tifozët elbasanas mund të jenë më të shumtë se ata dinamovitë. Kemi pasur probleme dy javët e fundit me virozat e stinës, në Ballsh nuk luajti Meksi për këtë arsye. Kemi edhe një lojtar që është 50 me 50, pasi ka marrë një goditje në ndeshjen e fundit dhe do të shohim çfarë do të ndodhë deri të dielën në mbrëmje”.

“Ne kemi bërë një gjysmë të parë kampionati të mirë dhe tani, përveç pikëve që kemi grumbulluar, kemi edhe një bazament më të fortë që vjen nga loja jonë. Edhe në ndeshjen e fundit me Bylisin, pavarësisht rezultatit, loja e skuadrës ishte e mirë”.

“Për merkaton e dimrit të gjithë trajnerët e thonë se është e vështirë të gjesh lojtarë. Dinamo, duke qenë në vend të parë, ka pasur interes nga menaxherët për lojtarët e saj. Kemi dy nga golashënuesit më të mirë të kampionatit, por për merkaton në dalje jemi munduar të jemi pak të kursyer”.

“Kupa? Nuk është çështje fati që na ra me Skënderbeun, sepse të gjitha skuadrat që kanë dalë në çerekfinale, e kanë merituar. Çdo kundërshtar, qoftë në pjesën e sipërme të tabelës së klasfikimit, apo të poshtme, të prish punë, nëse nuk e merr seriozisht dhe nuk jep më të mirën në fushë”.

Next Post

Trepça humb edhe nga Vëllaznimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.