Friday, 27. February 2026
Sport

Dinamo uron Partizanin për titullin: Përgëzime dhe suksese në Europë

GS 31/05/2023 1 Min. Lesezeit

Dinamo ka uruar klubin e Partizanit për titullin kampion të sezonit 2022-2023.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, ata iu urojnë të kuqve suksese në Europë. 

Ndër të tjera shkruhet se presin të përballen në sezonin e ardhshëm të Superiores.

“Futboll Club Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi uron FK Partizanin për fitoren e titullit kampion.

Përgëzojmë punën e presidentit Gazment Demi dhe i dëshirojmë suksese të kuqve në Europë.

Gjithashtu, presim rastin të përballemi denjësisht në derbin historik gjatë ndeshjeve të sezonit të ardhshëm”, uron Dinamo.

Teilen: