Friday, 24. July 2026
Sport

Dinamos i ikën fitorja nga duart

GS 24/07/2026 1 Min. Lesezeit

Dinamo ka barazuar në transfertë, 1-1 përballë sllovenëve të Aluminij në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Në takmin e zhvilluar në Ljudski Vrt Stadion (Maribor) të besuarit e trajnerit Ilir Daja e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 14-të me anë të Hekuran Berishës.

Në pjesën e dytë, në minutën e 54-ët, takimi u ndërpre për shkak të kushteve të vështira atmosferike, për të rinisur pas 24 minutash.

Qardaku iu afrua golit në minutën e 70-të, por shtylla i tha jo. Ndërkohë, në minutën e 83-të, një gabim i portierit Teqja dhe një përgjumje e mbrojtjes i dha mundësinë kundërshtarit të gjejë golin e barazimit me anë të Vrbanec.

Barazim 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit pas një jave në “Elbasan Arena”.

Teilen: