Friday, 7. August 2026
Sport

​Diomande nuk stërvitet me Realin, në pikëpytje miqësorja

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Përforcimi i ri i Real Madridit, Yan Diomande, me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e skuadrës për miqësoren e së shtunës ndaj Ferencvarosit.

Anësori nga Bregu i Fildishtë kaloi me sukses testet mjekësore të enjten mbrëma dhe gjithçka shkoi sipas planit, por të premten nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit.

Për këtë arsye, Diomande pritet të mungojë në duelin përgatitor ndaj Ferencvarosit, ndërsa stafi teknik i Real Madridit nuk dëshiron të nxitojë me aktivizimin e tij.

Lojtari i ri pritet të ketë rol të rëndësishëm te “Los Blancos” gjatë sezonit të ardhshëm, por fillimisht do t’i duhet kohë për të përmirësuar përgatitjen fizike dhe për t’u përshtatur me stilin e lojës së skuadrës dhe bashkëlojtarët e rinj.

Trajneri i Real Madridit mund t’i japë minutat e para në miqësoren e ardhshme ndaj Deportivo La Corunas, e cila zhvillohet të mërkurën, me synimin që Diomande të integrohet gradualisht në ekip.

Teilen: