Sot para ndeshjes me Rumaninë u hap një debat në lidhje me kalimin e Armend Thaqit dhe Lumbardh Dellovës te Shqipëria.
Dyshja që luajnë te Ballkani pa dyshim janë dy nga lojtarët më të mirë në elitën e futbollit kosovar, ndërsa në të shkuarën kanë pasur ftesa nga Kosova.
Debati u hap kur trajneri i njohur Bylbyl Sokoli në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në tha se Thaqi mund të bëhet pjesë e Shqipërisë në të ardhmen.
“Armend Thaqi është shumë afër Shqipërisë,” ka thënë ai shkurtimisht.
Por realisht kjo është e pamundur të ndodh, pasi që Armend Thaqi që ka pesë ndeshje me fanellën e Kosovës, ka edhe një ndeshje zyrtare në mesin e tyre.
Thaqi debutojë me 18 nëntor në përballjen ndaj Moldavisë që Kosova e fitoi 1-0 me golin e golin e Lirim Krastratit e vlefshme për Ligën e Kombeve .
Mbrojtësi i djathtë u fut në lojë në minutën e 90-të duke zëvendësuar Bersant Celinën dhe ata minuta pak sa ishte në fushë ia pamundësojnë të ndërrojë përfaqësuese.
Rasti i Lumbardh Dellovës është më i ndryshëm, edhe pasi ai ka tri paraqitje me Kosovën.
Dellova kishte debutuar me Kosovën ndaj Burkina Fasos në miqësore ku luajti 19 minuta në fitoren 5-0 në mars të 2022.
Ai ishte i ftuar edhe për ndeshjet zyrtare ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, por nuk luajti fare në ndeshjet e shtatorit të vitit të shkuar.
Por dy muaj më pas ai luajti nga 90 minuta ndeshjet miqësore me Armeninë (2-2) dhe Ishujt Faroe (1-1).
Paraqitjet e tij me Ballkanin në garat ndërkombëtare kanë qenë të nivelit të lartë dhe ftesa nga Kosova për të ishte pritur nga shumë njohës të futbollit.
Duke e parë që nuk ka luajtur asnjëherë ndeshje zyrtare, ai mund të ndërrojë përfaqësuese nëse i jepet mundësia.