Monday, 13. April 2026
Sport

Disa skuadra interesohen për mbrojtësin francez, Barcelona i dërgon mesazh Umtitit

GS 17/06/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona i ka dërguar një mesazh Samuel Umtitit, tashmë që i mbaroi huazimi te Leçe në Serie A.

bcvmvc

Sipas “Sport”, ekipi spanjoll ka kërkuar nga përfaqësuesit e mbrojtësit francez që të gjejnë shpejt një destinacion, sepse klubi duhet të kursejë sa më parë faturat e pagave.

Lion ka qenë prej kohësh i interesuar për futbollistin, por në orët e fundit ka pasur interes nga disa skuadra arabe.

Barcelona i ka dhënë lojtarit lirinë e zgjedhjes, por kërkon ose transferim, ose përfundim të plotë të kontratës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: