• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Disfata me 4 gola ndaj Atalantës, Tiago Mota ua ve fajin gjyqtarëve: Penallti e diskutueshme, është për të ardhur keq që… 

09/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi pësoi një disfatë me 4 gola në shtëpi ndaj Atalantës, me bergamaskët që i dhanë leksion futbolli bardhezinjvë. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri Tiago Mota, i cili në deklaratën e dhënë për mikrofonin e “DAZN”, ndër të tjera u shpreh:  

GlocWS3X0AAQ-A_

“Mendoj se sot e nisëm një ndeshje që e dinim se do të ishte e vështirë, kundër një skuadre që me siguri donte të përfitonte nga gabimet tona, e dinim këtë para ndeshjes. Mendoj se sot, pas episodit të penalltisë, pa hyrë në kritikë, por padyshim e diskutueshme… është për të ardhur keq që një ndeshje e tillë u zhbllokua me një penallti.  

Pastaj, duke qenë një skuadër e re, donim të sulmonim dhe ata vazhduan të kundërsulmonin shumë mirë, dhe këtë e dinim që më parë. Jemi skuadra më e re e kampionatit, kemi dëshirë të ecim përpara dhe padyshim që e kemi vuajtur mentalisht këtë gol të parë. Nuk reaguam në mënyrën më të mirë, duke u përpjekur të sulmonim, por u çorientuam dhe u dhamë edhe më shumë hapësirë një skuadre si Atalanta, e cila ka lojtarë si Lukman dhe krahët e saj të fuqishëm. 

 Në kundërsulm janë një skuadër shumë e rrezikshme. Pas një humbjeje të tillë jemi të trishtuar, të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë, kjo histori e titullit të kampionatit, në të cilën na keni përfshirë, tani nuk do të përmendet më dhe mendoj se duhet të rikthehemi menjëherë kundër një skuadre të fortë si Fiorentina dhe të ecim përpara. 

Po, ishte një ndeshje krejtësisht ndryshe, sepse në ndeshjen e parë Atalanta duhej të kërkonte lojën, duhej të luante ndryshe. Sot, sidomos pas golit të parë, u pa qartë se ne po përpiqeshim të sulmonim, duke bërë gabime teknike dhe duke i dhënë mundësi një skuadre që ka sulmues të shpejtë dhe që mbështeten nga mesfusha.

E kemi vuajtur shumë në këtë aspekt, e dinim këtë para ndeshjes, prandaj thashë që është për të ardhur keq që një ndeshje e tillë u zhbllokua me një penallti. Pa hyrë në detaje nëse ishte penallti apo jo, fola me arbitrin, nuk kam parë pamjet, por gjithçka tjetër e kemi bërë ne vetë, sepse vazhduam të sulmojmë dhe u ekspozuam shumë. Kundër një skuadre kundërshtare që hyri në fushë me këtë ide që në fillim, pastaj gjithçka u bë edhe më e vështirë për ne. Ishte një ndeshje shumë ndryshe nga ajo e fazës së parë. 

Pa dyshim është një humbje që nuk na pëlqen, por nuk e krahasoj me atë ndaj Empolit. Janë situata të ndryshme, episode të ndryshme, çdo ndeshje është një histori më vete. Sot, e përsëris, skuadra jonë e nisi mirë, por pas këtij episodi, e dinim që do të përballeshim me një skuadër që do të përfitonte nga gabimet tona, një skuadër e fortë në këtë aspekt.

Kur kundërsulmojnë, ata e bëjnë këtë me shumë lojtarë dhe shumë mirë. Pas golit të parë, u çorientuam edhe më shumë dhe, duke qenë një skuadër kaq e re, edhe reagimi ynë nuk ishte optimal, sepse u ekspozuam kundër një ekipi që duhej të luante në një mënyrë të caktuar, duke ruajtur një ekuilibër që ne nuk e patëm. Megjithatë, kjo është diçka normale për shkak të mungesës së përvojës që kemi në skuadër”, deklaroi Mota.  

 PANORAMASPORT.AL

Next Post

Merkato e verës/ Te Milani nevojiten alternativa, Fabian dhe Kopola në radarët kuqezi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.