• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Disfata me Interin, drejtori Xhuntoli nuk e bën dramë: Objektivat e Juventusit janë Champions-i dhe… milionat

05/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori sportiv i Juventusit, Kristiano Xhuntoli nuk e bën dramë humbjen ndaj Interit dhe thotë se në këtë sezon skuadra e tij ka të tjera objektiva.

XHUNTOLI

“Do të dukem shumë monoton, por për momentin pikët për të cilat ne kemi nevojë janë ato që do na sigurojnë shkëputjen nga vendi i pestë në klasifikim. Ne do të këmbëngulim në këtë linjë, derisa ta kemi arritur objektivin për të marrë pjesë në Champions. Puna që kemi bërë në këtë sezon ka qenë e jashtëzakonshme dhe meritë për këtë ka trajneri Alegri e të gjithë lojtarët”, tha fillimisht Xhuntoli.

Sigurisht që një tjetër optikë e tij lidhet me aspektin financiar për të krijuar baza të forta për të ardhmen. “Sigurisht që ne kemi objektiv edhe për të krijuar një ekulibër financiar. Do të duhet pak kohë, por nëse djemtë bëjnë mirë në fushë sigurisht që koha do të afrohet. Duhet ta shohim të ardhmen me shumë optimizëm.

Merkato? Kishim nevojë për disa lëvizje në janar. Kemi afruar futbollistë që kanë të ardhme të ndritur, por sapo kanë ardhur dhe do t’i duhet kohë. Do t’i presim sepse nuk kemi pse të nxitojmë. Ata do të jenë pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë”, përfundoi drejtori bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hadar publikon listën e gjërë të Kosovës në basketboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.