Wednesday, 21. January 2026
Sport

Disfata me Monzën, reagon mesfushori i Milanit: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë

GS 19/02/2024 1 Min. Lesezeit

Fajtor në të dy aksionet e Monzës që sollën golat, megjithatë Jasin Adli nuk i shmanget përgjegjësisë.

adli

Pas sfidës së djeshme francezi foli për mediat duke analizuar rezultatin: “Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por dukshëm mund të kishim bërë më shumë.

Gabuam në momente vendimtare dhe u ndëshkuam menjëherë. Ishin gabime që mund t’i shmangnim ndaj duhet të nxjerrim mësimet e duhura pa hequr fokusin në ndeshjet e radhës. Tani është e kotë të mendojmë për këtë sfidë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: