Interi u mposht me përmbysje 1-2 mbrëmjen e sotme nga Sasuolo. Një disfatë kjo që ka zhgënjyer trajnerin Simone Inzagi, i cili në prononcimin e dhënë për DAZN pas ndeshjes ndër të tjera u shpreh:
“Ne patëm një pjesë të parë të mirë, kundër një ekipi të mirë dhe të shëndetshëm. Pavarësisht asaj që krijuam, ne duhet të kishim shënuar më shumë gola. Në pjesën e dytë filluam mirë, pastaj pas barazimit 1-1, humbëm distancën dhe pas golit të Berardit, ne nuk arritëm të rifitonim qartësinë.
Sasuolo dhe Real Sosiedadi kanë disa ngjashmëri, por në pjesën e parë ne e mbuluam mirë fushën dhe këtu duhej të ishim më të mirë për të përfituar nga topat e dërguar në zonë.
E dimë se ka episode që nuk mund të kthehen në favorin tonë, nëse humbasim distancën dhe mos jemi të kthjellët, bëhet e vështirë.
Berardi dhe Lauriente janë lojtarë të rëndësishëm. Berardi ka cilësi të shkëlqyera shënoi një eurogol dhe, pas kësaj, ne duhej të ishim më të qartë. Më pas krijuam diçka, por jo me të njëjtën kthjelltësi të treguar më parë.
Na vjen keq që humbëm para tifozëve tanë. Duhet të jemi mendjemprehtë dhe të kuptojmë se ku mund të kishim bërë më mirë. Ne e dimë se pas 48 orësh do të kthehemi në fushë dhe duhet të korrigjojmë atë që bëmë gabim sot.
Sançez është lojtar që do të na ndihmojë. Ne duhet të lëvizim përpara dhe duhet të rikuperojmë lojtarë si Sensi dhe Cuadrado, të cilët do të jenë të dobishëm për rotacione”, deklaroi Inzagi.
PANORAMASPORT.AL