Një situatë e paprecedentë u regjistrua në elitën e futbollit bullgar, pas duelit mes Botev Plovdiv dhe Lokomotiv Sofia që përfundoi me rezultatin 0-2 për skuadrën mike. Kjo ishte disfata e tretë radhazi, teksa të ndodhur në këtë situatë, ultrasit e Botev, nuk kanë duruar më, duke marrë një vendim ekstrem. Ata kanë zbritur në fushë, kanë kërkuar që lojtarët e skuadrës së tyre, t’i heqin fanellat menjëherë, pasi sipas tyre nuk janë të denjë për t’i mbajtur veshur. Në momentin e heqjes së fanellave, disa prej tyre u lanë të hedhura në fushë, duke i injoruar kështu lojtarët e skuadrës së tyre. PANORAMASPORT.AL