Bajerni mori një disfatë të rëndë në finalen e Superkupës së Gjermanisë përballë Lajpcig me rezultatin 0-3.
Kjo gjë ishte një goditje e madhe dhe për Herri Kejn, i cili kishte shansin më të mirë të fitonte trofeun e parë në karrierë si profesionist.
Për këtë gjë trajneri Tomas Tuhel vendosi t’i kërkonte falje anglezit duke thënë se nuk ishte mbrëmja e tyre.
“Më vjen keq për Herri Kejn. Ai ndoshta mendon se ne nuk jemi stërvitur për katër javë. Performanca jonë sot (dje) nuk kishte fare lidhje me atë që donim të bënim kur u futëm në fushë. Është një mbrëmje e hidhur dhe më vjen keq”, u shpreh tekniku gjerman.
PANORAMASPORT.AL