Tuesday, 12. May 2026
Sport

Disfatë me 4 gola, Dortmundi turpërohet në miqësore nga skuadra tajlandeze

GS 21/07/2024 1 Min. Lesezeit

Borusia Dortmund, skuadra finaliste e Champions-it, në edicionin që sapo lamë pas, ka pësuar një humbje turpëruese ditën e sotme teksa u mposht me rezultatin 4-0 në testin miqësor ndaj tajlandezëve të Pathum Junajtid, në duelin e luajtur në shtëpi e këtyre të fundit.  

dortmund

Trajneri Nuri Shahin ndërroi të gjithë lojtarët e tij në pjesën e parë dhe, pavarësisht se kishte disa lojtarë të rinj, në përbërje nuk mungonin lojtarë të rëndësishëm nga ekipi i parë si Mejer, Ryerson, Sule, Moukoko, Nmeça, Brandt, Adejemi dhe Haller, të cilët nuk arritën të linin gjurmë. 

Ky ishte testi i dytë i Dortmundit nisjes së sezonit të ri me trajnerin e ri në stol, pasi katër ditë më parë  verdhezinjtë barazuan 1-1 ndaj Aue, një klub gjerman i kategorisë së tretë. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: