• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Disfatë për Real Madridin përballë Valencias

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi ka humbur 2-1 në shtëpi përballë Valencias në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Pas 13 minutash lojë, Los Blancos kishin shansin të kalonin në epërsi, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Vinicius Junior, duke humbur të gjithë mundin e Kylian Mbappes që e fitoi penalltinë.

Vetëm dy minuta më vonë, Valencia ndëshkoi vendasit, duke kaluar në epërsi me anë të Mouctar Diakhabyt.

Gjashtë minuta kaluan nga ky moment dhe Real Madridi shpresoi se kishte barazuar shifrat në 1-1 me anë të Mbappes, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 50-të, Jude Bellingham e gjeti për mrekulli Viniciusin, me brazilianin që barazoi shifrat.

Real Madridi tentoi me të gjitha forcat që të gjente golin e fitores, por që në fund pësoi disfatë shokuese në Santiago Bernabeu.

Rafa Mir asistoi te Hugo Duro në minutën e 90+6-të për rezultatin 2-1.

Pas javës së 30-të, Real Madridi ka 63 pikë, tri më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak.

Në xhiron e 31-të, Los Blancos do të përballen me Alavesin.

Next Post

LIVE PARMA-INTER/ Konfirmohet goli i dytë nga VAR, Asllani me shokë festojnë avantazhin e dy golave në pjesën e parë (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.