• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Disiplina i vë kapakun pas një muaji dhunës te femrat me një vendim të çuditshëm

28/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Disiplinës në FSHF, i ka dhënë zgjidhje pas më shumë se një muaji ngjarjes së dhunës që shpërtheu në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë për femra, duke sjellë braktisjen e sfidës mes dy skuadrave rivale për kreun e renditjes.

Vendimi i fundit i dalë nga Disiplina. I ka nxjerrë në njëfarë mënyre të dy skuadrat si humbëse të sfidës në fjalë.

Shkaktare e dhunës është cilësuar skuadra e Vllanzisë e cila sipas Disiplinës, e humb ndeshjen në tavolinë.

“KF Vllaznia Femra, për shkaktimin e ndërprerjes së ndeshjes kundër KF Tirana Femra, duke qenë përgjegjëse për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 6/3/j, 16/1, 17/2/a, 17/2/h të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0”, shkruhet fillimisht në këtë vendim.

Por më pas, edhe Tirana humb 3 pikët e fituara, por në mënyrë tjetër. Bardheblutë e kanë pësuar për mosmarrje masash organizative, duke i hequr tre pikë nga klasifikimi. “KF Tirana Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes dhe për pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/3/g, 16/1, 17/1 të KDE, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim”, shkruhet në vendimin e Disiplinës.

Ndërkaq, janë dhënë edhe dënime të tjera për ngjarjen në fjalë, duke përjashtuar për këtë sezon nga aktivitetet futbollistike presidentin e Vllaznisë për femra, Lazër Matlija, si dhe drejtoreshën e Tiranës për femra, Edonisa Aliu.

“Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtarja e KF Tirana Femra, Edonisa Aliu, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, theksohet në vendimet përkatëse për të dy.

Ndërkohë, asnjë vendim nuk është dhënë për momentin për futbollistët që u përfshinë në sherrin masiv mes dy skuadrave apo pjesëtarët e tjerë të dy skuadrave.

Next Post

Ibra bind Konten, Pioli me 3 shanse për të mbijetuar në pankinën e Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.