Tirana e fillon këtë vit kalendarik me një gjobë të majme nga Komisioni i Disiplinës. Klubi bardheblu është gjobitur me 500 mijë lekë të reja, pasi ka shkelur rregulloren e veprimtarisë në ndeshjen me Elbasanin.
Tirana për disa minuta la fushën e lojës në Elbasan, duke protestuar ndaj vendimit të arbitrit për penalltinë e akorduar në dëm të saj. Pastaj rifilloi lojën. Të njëjtën gjë skuadra e Tiranës kishte bërë edhe në ndeshjen me Teutën në Durrës dhe Komisioni i Disiplinës ka marrë një vendim të ashpër.
Gjoba për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjet e fundit të kampionatit kanë marrë Elbasani, Teuta dhe Vllaznia. Disa nga vendimet kryesore të Disiplinës:
1.AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2.KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit, duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
3.Zyrtari i KF Tirana, Eranjo Isai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5.KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. Zyrtari i FK Partizani, Realf Zhivanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

