• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Disiplina/ Pezullohet me katër ndeshje zyrtarit i klubit të Burrelit

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së ka marrë vendimet rreth episodeve të javës së fundit në futbollin shqiptar. Vendime të ndryshme janë marrë duke filluar nga Kategoria e Parë, e deri tek futbolli i moshave.

 

Ajo që bie më shumë në sy është pezullimi i zyrtarit të klubit të Burrelit. Klevis Gjoka për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të FSHF-së, është dënuar me një pezullim prej 4 ndeshjesh.

 

VENDIMET:

 

Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Don Bosko Academy U-7, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-7, Zona Rajonale Tiranë, kundër TR 19, U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

AF Triumph U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-7, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana United U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i KF Naftëtari U-19, Ramon Tafa, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Naftëtari U-19, Alkid Toska, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Naftëtari U-19, Antonio Brisku, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Naftëtari U-19, Daut Hoxha, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Rinia EL U-19, Jerli Hatellari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Rinia EL U-19, Driand Dushku, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Rinia EL U-19, Henri Likaj për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph, Florian Metalija, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Next Post

Herri Kejn për “Guinness”, 30 penallti të sakta radhazi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.