Erik ten Hag ka paralajmëruar Markus Rashfordin se ai duhet të ketë një stil të disiplinuar jete nëse dëshiron të kthehet në maksimumin e tij për Mançester Junajtid. Sulmuesi kishte shënuar tre herë në dy ndeshjet e fundit të “Djajve” kundër Sauthemptonit dhe Barnslejt, por kundër Kristal Palasit ai e nisi nga stoli.
Që kur 26-vjeçari firmosi një kontratë të re prej 300 mijë paundësh në javë, forma e tij ka pësuar rënie dhe ai pati një krisje me trajnerin pasi kaloi një natë i dehur tetorin e shkuar. “Unë mendoj se çdo lojtar e di, sepse kur stili i jetesës nuk është i duhuri, nuk mund të luash mirë. Ti nuk arrin nivelet e duhura kur nuk bën një jetë të disiplinuar larg ‘Carrington’”.
PANORAMASPORT.AL