Saturday, 7. February 2026
Sport

Distria Krasniqi, e artë në Paris

GS 07/02/2026 1 Min. Lesezeit

Distria Krasniqi shpërthen në Francës duke fituar medaljen e artë në xhudo në Grand Slamin e Parisit, në kategorinë deri 52 kilogramë. Para rreth 15 mijë shikuesve në Accor Arena, Distria mposhti në finale spanjollen Ariane Toro Soler për 27 sekonda me një hedhje të bukur.

Kjo medalje është e katërta e fituar në Paris, pas atyre të 2020, 2023 e 2024.

Distria ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti  francezen, Alicia Marques. Në çerekfinale mposhti brazilianen Larissa Pimenta, ndërsa në gjysmëfinale francezen Amandine Buchard.

Teilen: