Tuesday, 3. March 2026
Sport

Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

GS 04/07/2025 1 Min. Lesezeit

Posta e Kosovës, përmes filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me titull “Distria Krasniqi”.

Sipas njoftimit kjo është bërë për të nderuar një nga sportistet më të mëdha të vendit. 

“Ky emision i veçantë filatelik i kushtohet kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, e cila është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë”, thuhet në njoftim.

Pamjet e pullës dhe informatat për këtë emision thuhet se janë siguruar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë. 

“Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës nderon një histori suksesi dhe frymëzimi, duke e shndërruar imazhin e Distrias në një simbol që do të udhëtojë përtej kufijve, si ambasadore e vlerave tona kombëtare”, thuhet në njoftim.

Teilen: