• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Distria me medalje të argjendtë, por me shkëlqim të artë

28/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Medalje e argjendtë, por me shkëlqim të artë. Kështu, mund të përshkruhet dita e diel në Lojërat Olimpike “Parisi 2024“ për Kosovën.

Distria Krasniqi në ditën e parë të garave të xhudos ka siguruar vend në podium. Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë pasi në finale u mposht nga garuesja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova.

Për Krasniqin, kjo është humbja e dytë në po aq luftëra përball xhudistes nga Uzbekistani, e cila e kishte mposhtur edhe vitin e shkuar në Grand Slamin e Tbilisit.

Megjithatë, medalja e argjendtë është një sukses i madh si për Krasniqin ashtu edhe për Kosovën, shtet që tani numëron katër medalje olimpike, prej të cilave tri janë të arta.

Distria ishte bartësja e dytë dhe rrugëtimin deri në finalen e kategorisë së saj e pati të jashtëzakonshëm.

Në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytin e mposhti xhudisten nga Indonezia, Mayram Maharani për më pak se 40-të sekonda.

Në çerekfinale, Krasniqit i mjaftuan 66 sekonda për ta mposhtur izraeliten Geifen Primo, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj italianes Odette Giuffrida, e cila në kohën shtesë e mori edhe dënimin e tretë për luftë pasive dhe u eliminua.

Medaljes së argjendtë të Krasniqit i janë gëzuar edhe krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani, të cilët ishin të pranishëm në tribuna duke e përkrahur në secilën luftë.

Pas Krasniqit, Kosova mund të siguroj edhe medalje tjera të hënën pasi në tatami do të paraqiten Nora Gjakova e Akil Gjakova.

Kampionia olimpike, Nora garon në kategorinë deri 57 kilogramë kurse Akili në atë deri 73 kilogramë.

Ndërkohë, në mbrëmje do të boksojë edhe Donjeta Sadiku në kuadër të raundit të dytë të kategorisë deri 60 kilogramë.

Next Post

Të rinjtë, protagonistë në testin e parë të Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.