Saturday, 23. May 2026
Sport

Distria nuk ia del në finale ndaj xhudistes japoneze, fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix të Austrisë

GS 07/03/2025 1 Min. Lesezeit

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në ‘Grand Prix Upper Austria 2025’ në kategorinë deri 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga xhudistja japoneze Iroha Oi.

Distria e kishte nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë.

Në raundin e dytë, xhudistja pejane ishte më e mirë se kundërshtarja amerikane, Jenna Schurr, duke e mposhtur me ippon.

Pas kësaj fitore, Distria u kualifikua në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë, ku aty u përball me serben Nikolina Nisavic.

Xhudistja jonë e kaloi edhe këtë pengesë me sukses, duke arritur fitore ndaj kundërshtares serbe brenda 25 sekondash çka bëri që ajo të sigurojë kalimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane u ndesh me hungarezen Reka Pupp, të cilën gjithashtu e mposhti me ‘waza-ari’ pa shumë vështirësi për të arritur në finalen e madhe.

Në finale Distria nuk pati fat duke u mposhtur brenda pak sekondave me ‘Ippon’ nga xhudistja japoneze.

Teilen: