• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dita e ndeshjeve: Llapi luan në udhëtim në Poloni, Malisheva pret Budocnostin

11/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Llapi dhe Malisheva sot fillojnë edicionin 2024/25 me ndeshjet e para zyrtare që do të luhen në garat evropiane.

Dy skuadrat kosovare luajnë në dy gara të ndryshme, Llapi në Ligën e Evropës dhe Malisheva në Ligën e Konferencës.

Llapjanët do të luajnë në udhëtim në Poloni, ku përballë kanë skuadrën e madhe polake Wisla Krakow.

Kjo ndeshje e parë është e vlefshme për rrethin e parë të kualifikimeve për grupet e Ligës së Evropës, derisa dueli fillon nga ora 20:30.

Malisheva ditën e sotme do të debutojë në arenën evropiane, pasi luan për herë të parë një ndeshje në këtë nivel garash.

Skuadra e udhëhequr nga Qëndrim Kida në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë pret rivalët ballkanik Budocnostin e Podgoricës.

Sfida mes Malishevës dhe Budocnostit fillon nga ora 17:00. 

Next Post

Tifozët anglezë kërkojnë që tre lojtarë të startojnë në finalen e Euro 2024 kundër Spanjës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.