Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në jug dhe lindje, në intervale të shkurtra kohore, priten edhe shtrëngata të izoluara.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga verilindja në lindje, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 13 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Teilen: