• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ditë historike për futbollin shqiptar, UEFA mban mbledhjen e KE-së në Tiranë

11/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian.

Të mërkuren, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri”, tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s për këtë vend.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00.

Përpara kësaj mbledhjeje, Presidenti Çeferin, Presidenti Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave evropiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Next Post

Këngëtarja pranon lidhjen me Lamine Yamal: Jam shumë e dashuruar!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.