Mançester Junajtid po planifikon të bëjë një tjetër raund pushimesh nga puna në klub me rreth 100 persona nga personeli të cilët pritet të humbasin punën e tyre.
Pronari i ri Sër Xhim Retklif ka kërkuar të shohë financat e klubit që kur bleu pakicën e aksioneve në shkurt të vitit të kaluar. Klubi njoftoi në maj të vitit të kaluar se rreth 250 anëtarë të stafit do të shkarkoheshin pasi Retklif dhe drejtuesit e tjerë të “INEOS” nisën një sërë masash për uljen e kostove.
Tani “Sky Sports News” kupton se shumica e raundit tjetër të shkurtimeve të vendeve të punës do t’i bëhen departamentit të futbollit të klubit. Por Junajtid nuk pranoi të komentojë i pyetur nga “Sky Sports News”.
PANORAMASPORT.AL