Monday, 30. March 2026
Sport

“Djajtë” i pret ferri në Kopenhagen, Ten Hag: Jemi gati

GS 08/11/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtidi luan një tjetër “finale” të rëndësishme për sezonin në Champions pas fitores dramatike 1-0 ndaj Kopenhagenit. Rivali janë sërish danezët, të cilët kanë kërcënuar me hakmarrje për atë humbje 1-0 në “Old Trafford” dy javë më parë.

ten hag

Trajneri i Junajtidit, Erik ten Hag, ka rikuperuar Markus Rashfordin për sfidën e sotme dhe në konferencë tha se sulmuesi është 100% gati për të luajtur:

“Rashi humbi një ndeshje si pasojë e një goditjeje të vogël. Ai është 100% gati. Ne mezi po e presim ndeshjen. Skuadra ka luajtur në ambiente armiqësore, ashtu si në Barcelonë vitin e shkuar dhe ne mund të bëjmë një ndeshje të mirë dhe marrim rezultat. Tifozët presin që ne të luajmë në standardet më të larta dhe ne i kemi këto pritshmëri. Edhe kur nuk luan mirë, ti sërish duhet të fitosh”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: