Ndihmës trajneri i Real Madridit, Davide Ancelotti nuk do të largohet nga klubi këtë verë, pavarësisht interesimit të raportuar nga Leicester City. Davide, i cili është djali i trajnerit Carlo Ancelotti, dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.
Ai kërkohej nga Leicester City, i cili humbi menaxherin Enzo Maresca nga Chelsea pas promovimit nga Premier League.
Sipas gazetës “Relevo”, ai ka refuzuar qasjen dhe është i fokusuar në karrierën e tij te Reali. Davide ka përvojë në Premier League, pasi ka punuar me babanë e tij në Everton.
Të dy ishin gjithashtu pjesë e grupit të trajnerëve në Napoli, me 34-vjeçarin që është i përgatitur për një karrierë si trajner një ditë.