• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi për ndeshjet e Kosovës: Paraqitja ka qenë turpëruese pak

21/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gramoz Vokrri, djali i të ndjerit Fadil Vokrri ka komentuar paraqitjet e Kosovës në ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Evropian.

Kosova ka lënë për të dëshiruar në ndeshjet kualifikuese për në ‘Euro 2024’, duke barazuar tri prej tyre dhe humbur nga një kombëtare si Bjellorusia.

  

Humbja turpëruese në Budapest, çoi në shkarkim të Alian Giresse.

Lajmi.net ka ftuar në intervistë djalin e legjendës së ndjerë, Fadil Vokrri, Gramozin, i cili komentoi formën e kombëtares.

Sipas tij rezultatet nuk ishin asgjë, ishte paraqitja që ai e cilëson si turpëruese.

“Po mendoj që këto lojë kanë qenë, i kom pa si krejt sportdashësit, adhuruesit e futbollit, kanë qenë rezultate zhgënjyese, nuk i kemi prit, paraqitja ka qenë turpëruese pak.

S’jemi msu me pa kombëtaren në këtë nivel, pasi edhe më parë kur kemi humbë kemi pas gjithmonë paraqitje ma dinamike, ma shpresëdhënëse, dy ndeshjet e fundit kanë qenë të këqija në aspektin e paraqitjes shumë më shumë se të rezultatit”, tha fillimisht ai për lajmi.net.

Tutje ai foli edhe për shkarkim të trajnerit, dhe nëse një shqiptar duhet të marrë drejtimin e Kosovës.

“Shkarkimi i Giresse është i vonshëm, në bazë të kombësisë nuk e përcakton a është trajneri i mirë apo i keq”, tha në fund ai.

Kosova ka pak gjasa për kualifikim tutje, pasi ka vetëm tri pikë dhe zë vendin e pestë në Grupin I./Lajmi.net/

  


Next Post

Shitet të gjitha biletat e ndeshjes debutuese të “Pleshtit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.