Friday, 17. April 2026
Futboll Bota

Djali i Rudi Vatës, drejt Watford

GS 03/07/2024 1 Min. Lesezeit

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares kuqezi, Rudi Vata, Rocco pritet të largohet nga kampionati skocez, më konkretisht nga Celtic, për një aventurë të re në Angli.

Sipas asaj që raportoi orët e fundit Fabrizio Romano, drejtuesit e Watford(i rënë nga Premier në Championship që nga sezoni 2021/2022) kanë arritur marrëveshje me Celtic për nënshkrimin e Rocco Vata, sulmuesi i lindur në vitin 2005, i cili tashmë i është bashkuar kombëtares së të rinjve irlandez.

Vizitat mjekësore janë planifikuar për të enjten, më pas nënshkrimi i kontratës me vlerë deri në qershor të vitit 2028.

Teilen: