Christan Shevchenko në gjurmët e babait të tij Andrey.
Siç raporton RMC, djali i qendërsulmuesit të madh ukrainas që pati një karrierë të shkëlqyer me Dynamo Kyiv, Milan dhe Chelsea, do të hedhë hapin e radhës në karrierë duke nënshkruar kontratë me Waterford U19.
Kohëzgjatja e kontratës dhe fitimet e futbollistit 16-vjeçar nuk janë bërë publike.
Vlen të theksohet se në ditën kur Christian Shevchenko lindi në Londër, babai i tij shënoi golin e tij të parë me fanellën e Chelsea. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram