• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Djaloshi që la Norvegjinë për Kosovën”, pas Zenelit – Ademi takohet edhe me Bersant Celinën

19/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka zhvilluar një takim me mesfushorin Bersant Celina.

Njësoi si Arbër Zeneli, edhe Celina kishte disa keqkuptime me FFK-në, por duket se edhe kjo situatë është zgjidhur.

Ademi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” konfirmoi takimin me mesfushorin ofansiv, ndërsa shtoi se kontributi i këtij të fundit nuk do të harrohet asnjëherë te Kosova.

“Me Bersant Celinën, djaloshin që la Norvegjinë për të veshur fanellën e Kosovës.

Që në moshën 16-vjeçare u paraqit me Kombëtaren U21 në ndeshjet zyrtare, ndërsa vetëm një vit më vonë ishte në ekip me Kombëtaren A, në miqësoren historike Kosovë – Haiti, të zhvilluar në Mitrovicë.

Talenti i Manchester City-t, i njohur për teknikën e tij të jashtëzakonshme, u bë shpejt idhulli i tifozëve “Dardanët”. Jemi mirënjohës që, ndonëse kishte vështirësi në komunikim në gjuhën shqipe, Bersanti pa asnjë hezitim zgjodhi Kosovën me zemër. Për ne, ai ka një rol të veçantë në ndërtimin e kësaj Kombëtareje dhe kontributi i tij do të vlerësohet gjithmonë.

Pasi kaloi një periudhë të vështirë me lëndime dhe ndërrime klubesh, Bersanti tashmë është rikthyer fuqishëm, duke na kujtuar magjinë e tij të zakonshme në fushën e gjelbër.

Kënaqësi biseda dhe qëndrimi me djaloshin të cilit që nga dita e parë zemra i ka rrahur vetëm për Kosovën”, shkroi ai.

Ndërkohë, Celina kishte deklaruar javën e kaluar se ishte afër të ftohej te Kosova në muajin shtator, kurse shpreson të jetë me ekipin për muajin tetor ndaj Sllovenisë, respektivisht Suedisë.

Next Post

Kritika ndaj Joao Felix, Cristiano Ronaldo e mbron: Nuk kuptoni asgjë nga futbolli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.