Edhe pse është mbrëmje Champions League, Arsenal po luan në transfertë ndaj Wolves, për javën e 27-të në Premier League. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për londinezët, të cilët gjetën golin që në minutën e 5-të, ku pas një krosimi të Declan Rice, ishte Bukayo Saka që dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Sulmuesi 24-vjeçar rigjen golin pas 16 ndeshjesh thatësirë. Ditën e djeshme Saka rinovoi zyrtarisht me Arsenalin deri në vitin 2031, sot e “feston” me gol.
Duke qenë se Wolves tashmë dihet që do të luajë në Championship për sezonin e ardhshëm, Arsenal e ka kusht të panegociueshëm fitoren sot.
Teilen: