• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Djokovic eliminohet nga një anonim italian

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Impresionon Luca Nardi në ATP 1000 Indiana Wells.

Tenisti italian, i cili mban vendin e 123-të në renditjen botërore të këtij sporti, ia ka dalë të mposhtë me rezultatin 2-1 serbin Novak Djokovic, i cili është edhe kryesuesi i renditjes për tenistë.

Nardi ia doli të fitojë setin e parë 6-4, para se të dorëzohej në të dytin 3-6 dhe të fitonte sërish të tretin 6-3, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e 1/8-ave të turneut kalifornian të tenisit.

Menjëher pas suksesit, italiani hodhi raketën dhe ngriti duart lart.

“Kjo është një mrekulli. Jam një 20-vjeçar, që renditet poshtë vendit të 100 dhe sapo mposhta Novak Djokovic. Është çmenduri! Nuk mund ta besoj. Para kësaj ndeshjeje nuk më njihte askush. Shpresoj që publikut t’i ketë pëlqyer ndeshja”, deklaroi italiani për median.

I zhgënjyer edhe Djokovic, që pas ndeshjes uroi kundërshtarin dhe pranoi se forma e tij la shumë për të dëshiruar në këtë turne.

“Nardi hyri në fushë si një humbës me fat. Nuk kishte asgjë për të humbur dhe në fakt bëri një ndeshje shumë të mirë. Por më shumë jam i zhgënjyer jam me formën time, që ishte vërtetë për të ardhur keq”, deklaroi serbi.

Next Post

Kastriotët mposhtin në finale ATS dhe fitojnë trofeun e parë sezonal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.