Carlos Alcaraz ka fituar ndaj Novak Djokovicit në finalen e madhe të Wimbledonit me rezultat 3-0.
Alcaraz ishte i jashtëzakonshëm edhe në setin e tretë, duke fituar me rezultatin 6-6 (7-4), shkruan GazetaBlic Sport.
Spanjolli ishte tejet dominuese në dy setet e para duke i fituar ato me rezultat të thellë 6-2.
Djokovic e pranoi se nuk ishte aspak kompetitiv ndaj Alcaraz duke pranuar se fitorja e tij ishte tejet e merituar.
“Nuk ishte rezultati që doja, Alcaraz luante shumë shpejtë shumë mirë. Tentova që në fund ta shtyeja pak ndeshjen, ishte fitore plotësisht e merituar nga ai, e përgëzoj“, tha ai.
/GazetaBlic Sport/