• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Djorkaeff bën shaka: Thuram ka marrë nga babai vetëm buzëqeshjen

11/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Youri Djorkaeff, ish-mesfushori sulmues francez i Interit, i intervistuar nga mediat italiane, foli për skuadrën e Simone Inzaghit dhe shanset e saj për të dalë në nivel ndërkombëtar pasi fitoi titullin 2024/25.

“Forca e madhe e Interit është se ata gjithmonë luajnë së bashku, luftojnë për njëri tjetrin, sulmojnë dhe mbrojnë me sakrificë. Ata kanë vullnet të madh, Lautaro shënon, Thuram shënon, janë vërtet një ekip i bukur për t’u parë”.

“A ka Thuram diçka nga babai i tij? Asgjë, ai ka vetëm buzëqeshjen, sepse babai i tij nuk dinte të luante(qesh). Ai ka një prani të rëndësishme brenda dhe jashtë fushës, nuk ka luajtur në këtë rol më parë dhe e ka kuptuar Interin dhe San Siron”.

Francezi është i qartë për shanset e Lautaro Martinez për të fituar Topin e Artë: “Nuk më intereson Topi i Artë, fitoi me Interin dhe me kombëtaren, ai ka gjithçka. Kam luajtur me Ronaldon, Zidanen që kanë fituar Topin e Artë, por nuk ishte gjëja më e rëndësishme për ta”.

“Mkhitaryan? Ai është armeni më i fortë në histori, më ka pëlqyer gjithmonë dhe është krenaria e të gjithë armenëve. Është mbresëlënëse”.

Next Post

Trepça nis sezonin me trofe, fiton Superkupën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.