Wednesday, 25. November 2026
Futboll

“Do doja ta kisha stërvitur”, Guardiola zbulon pengun e karrierës së tij

GS 25/11/2026 1 Min. Lesezeit

Në një intervistë të gjatë me legjendën braziliane Romario, Pep Guardola foli për gjithë karrierën e tij të deritanishme si trajner, ku zbuloi shumë sekrete apo dhe dëshira të parealizuara.

Nga të gjithë yjet që Guardiola ka stërvitur, një emër vazhdon ta ndjekë si një ëndërr e parealizuar: Neymar da Silva. Pep pranoi se u përpoq me të gjitha forcat ta bindte Neymar, t’i bashkohej atij te Bayern Munich, por braziliani zgjodhi Barcelonën. Megjithatë, Guardiola këmbëngul se Neymar mori vendimin e duhur.

Admirimi i tij daton që nga finalja e Kupës së Botës për Klube në vitin 2011, kur Barcelona e mposhti thellë Santos, por Neymar ra në sy me paraqitjen e tij individuale. “Atë ditë, i thashë vetes: “Do të doja ta kisha stërvitur”, zbulon Guardiola.

“Nëse Neymar do të kishte qëndruar te skuadra katalanase dhe nuk do të ishte larguar drejt PSG-së, ai dhe Barcelona do ta kishte fituar Champions League edhe dy ose tri herë të tjera”, shtoi Pep.

⚽
Champions LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
La LigaRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: