• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Do drejtojë edhe klubin, edhe “seleçaon”. Brazili gjen akordin në pritje të Ançelotit

04/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Brazilit më në fund ka zgjedhur se kush do të jetë trajneri i ri i “seleçao”. Të gjithë tashmë janë të ndërgjegjshëm që në stolin e kësaj përfaqësuese në Botërorin 2026 do të jetë Karlo Ançeloti, por në pritje që trajneri italian të lirohet nga Real Madrid, do të jetë një tjetër teknik që do të ulet në pankinën e latino-amerikanëve.

anceloti

Sipas portalit “Globo Esporte”, Fernando Diniz do të zyrtarizohet së shpejti si trajneri i ri i Brazilit. Tekniku aktual i Fluminenses do të lejohet që të drejtojë paralelisht edhe klubin e tij, edhe kombëtaren gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Kështu, mbyllja e marrëveshjes së tij, do të përkojë edhe me atë të Karlo Ançelotit me Real Madrid, duke i hapur rrugë trajnerit italian në korrikun e vitit 2024 për t’u ulur në pankinën e Brazilit dhe për të nisur një aventurë që të gjithë e presin me shumë kuriozitet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mount përshëndetet me Chelsean, emocionon me mesazhin e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.