Saturday, 21. March 2026
Futboll

“Do heq dorë nga futbolli”, Allegri-t i bien nervat pas ndeshjes dhe zbulon reagimin e tij ndaj arbitrit

GS 21/03/2026 2 Min. Lesezeit

Milan u rikthye të fitorja në Serie A, pasi mundi 3-2 Torinon në “San Siro”, në një ndeshje që kuqezinjtë mund ta kishin zjidhur ndryshe dhe më mirë.

Trajneri Max Allegri ishte aq i shqetësuar gjatë ndeshjes saqë u kap duke i thënë gjyqtarit Daniele Doveri se do të hiqte dorë nga futbolli, një koment që ai e trajtoi me humor në intervistën për mikrofonat e DAZN në fund të ndeshjes.

“Ishte nxehtësia e momentit (qesh). Po plakem dhe nuk do të doja që zemra ime të dorëzohej. Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për ne në atë pikë”, tha Allegri.

Ndër të tjera, Allegri pati vlerësime pozitive të paktën për dy lojtarë Alexis Saelemaekers dhe Strahinja Pavlovic. “Në pjesën e dytë lojtarët u rritën edhe fizikisht, gjë që nuk ishte e lehtë pas barazimit në fund të pjesës së parë. Saelemaekers është lojtari ynë i ekuilibruar, kur mbrohemi ai duhet të jetë i pesti, kur sulmojmë ai duhet të jetë i treti sulmues. Ndonjëherë ai arrin në fund të ndeshjeve pak i lodhur.

Pavlovic luajti një ndeshje të shkëlqyer sonte, është përmirësuar shumë. Ai ka karakter, shpirt, u mbrojt mirë në lojë të hapur. Ai po rritet ndjeshëm dhe jam i kënaqur”,shtoi Allegri.

Teilen: