• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Do ia bënin ferr kthimin në “San Siro”, dështon plani anti-Lukaku i tifozëve të Interit

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e të dielës në darkë mes Interit dhe Romës në “San Siro” do të shënojë kthimin e Romelu Lukakut në stadiumin ku ishte thuajse një idhull për tifozerinë zikaltër, e më pas u kthye në armikun e urryer për mënyrën se si braktisi këtë ekip në verë.

curva.nord.inter.750x450

Ultrasit e “Curva Nord” kishin paralajmëruar prej kohësh një plan të tyre ku do të shpërndanin 30 mijë bilbila në stadium për të vërshëllyer çdo prekje topi të sulmuesit belg i cili tashmë është pjesë e Romës. Por plani nuk do të zbatohet, pasi Kuestura e Milanos ka vendosur që të mos lejohen bilbilat në stadium, duke kërcënuar me largimin nga impianti të tifozëve. Ishte klubi i Romës që kishte bërë kërkesë zyrtare pasi kishte mësuar për këtë plan dhe Kuestura ka mattë sot vendimin.

Këtë e konfirmoi edhe një postim i “Curva Nord në faqen e vet në Instagram. “Dhjetëmijë në Firence dy vite më parë ishin në rregull, tani jo. Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë… abuzimi i radhës”, shkruhej në këtë postim.

Aty i referohej asaj që ndodhi në Firence në vitin 2022, kur Dushan Vlahoviç u kthye si kundërshtar me fanellën e Juventusit dhe tifozeria vendase e priti me bilbilat gati në çdo prekje të topit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ismet Munishi gjen punë të re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.