Kosova luan sot ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, atë kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 dhe një fitore eventuale do t’i kualifikonte dardanët në Kampionatin Botëror të futbollit 2026.
Dardanët kanë një ekip që ka treguar fuqi të vërtetë në këto kualifikime duke mposhtur shtete të mëdha si Sllovenia, Sllovakia, Suedia e të tjera, por ka dikush që thotë se në formacionin e dardanëve mund të ketë hapësirë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ministri i Rinis dhe Sportit, Blerim Gashani, në një intervistë për “SportCast”.
Gashani: Kurti do ta organizonte mbrojtjen në mënyrë të çeliktë, ashtu si e ka karakterin
“Ma merr mendja, përpara mbrojtësve ai do të ishte sepse edhe do ta mbanë vijën e mbrojtjes të çeliktë si ka karakterin por edhe do ta formonte lojën për mesfushorët tjerë dhe sulmuesit në mënyrë brilante, kështu që unë do ta shihja, nuk e ka pritur këtë pyetje dhe nuk kam menduar kurrë për këtë por aty do ta shihja sepse është ndërtues i veprave kështu që do të shihja aty”
Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet sonte nga ora 20:45.