Manchester City ka shumë çështje për të zgjidhur në muajt e ardhshëm. Rinovimi i Haalandit mund të mos jetë më urgjenti, pasi norvegjezi ka kontratë deri në vitin 2027, por klubi tashmë po punon për vazhdimësinë e tij. Dhe, sipas Daily Mirror në informacionet që ata i quajnë “ekskluzive”, City tashmë i ka bërë ofertë ‘yllit’ norvegjez.
Sipas këtij informacioni, City ofron 500,000 paundë (600,000 euro) në javë për Haaland. Kjo do të thotë se ai do të fitojë më shumë se 30 milionë euro në vit dhe do të bëhet lojtari më i paguar i Premier League, duke kaluar shokun e tij të skuadrës Kevin de Bruyne.
Nëse Haaland e pranon ofertën, dhe sipas Daily Mirror përgjigja ka qenë pozitive, do të firmosë me kampionin anglez deri në sezonin 2028-2029. Domethënë, dy sezone më shumë se sa ka nënshkruar aktualisht.
Sigurisht, mediat angleze vënë në dukje një problem për t’u zgjidhur: klauzola e përfundimit të kontratës së futbollistit, e cila, për momentin, është 150 milionë paundë (180 milionë euro).
City dëshiron ta eliminojë atë, por menaxherët e lojtarit duan ta mbajnë. “Daily Mirror” tregon për një zgjidhje të mundshme të ndërmjetme: që klauzola e përfundimit të rritet në 200 milionë paund (240 milionë euro).
Haaland ka fituar dy Premier League, një Champions League, një Këpucë të Artë dhe dy çmime të golashënuesit më të mirë të Premier League në dy sezonet e tij në fanellën e City-t. Tani ai përballet me të tretin, me Cityn të zhytur në disa probleme sportive, por ende në luftë për trofetë më të rëndësishëm.